Transmetuar më 20-09-2017, 08:41

Karen Karapetyan dhe Lilit u martuan gjatë javës së kaluar në Moskë, në kishën apostolike armene.

Babai i dhëndrit, sipas klasifikimit të revistës “Forbes” është njeriu i 32 më i pasur i Rusisë, ndërsa nusja njihet si “mbretëreshë e rrjeteve sociale”, për shkak të stilit të saj.

Për ta, u organizua një ceremoni martesore si në përralla, ku nusja mbante veshur një fustan me gurë të çmuar, ndërsa kisha ishte kompozuar me lule, dhe drita.

Çifti u betua për dashuri të përjetshme përpara 200 të ftuarve, mes tyre disa prej njerëzve më të rëndësishëm të Rusisë.

Mungonte vetëm Presidenti Vladimir Putin, mik i ngushtë i Samuel Karapetyan, babait të dhëndrit.

Samuel, siç shkruan noa.al, është një prej njerëzve më të pasur në Rusi, pasi ka 33 qendra tregtare dhe tetë hotele. I pranishëm në ceremoninë luksoze të martesës ishte edhe këngëtari italian Eros Ramazzotti, i cili këndoi për çiftin. /a.y/noa.al