Transmetuar më 20-09-2017, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte duke publikuar pamjet e një shkolle të re në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shkollën “Ardian Klosi”, e inspektuar këtë të martë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga shkolla e re ‘Ardian Klosi’, ngritur nga themelet për banorët e Bregut të Lumit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon edhe videon.

Por ka mjaftuar ky postim i Kryeministrit, që qytetarët ta shigjetojnë dhe kritikojnë.

“Të punosh për fëmijët, punon për të ardhmen e vendit. Duhet ti ndihmoni familjet me më shumë se dy fëmijë, të paktën çerdhen, kopshtin dhe tekstet ti paguajë shteti”, shkruan një qytetar.

Një tjetër shton, “Po ça mirëmëngjes… kështu siç e ke nis po na i nxjerr fëmijët rrugëve”. /a.y/noa.al