Transmetuar më 20-09-2017, 07:59

“Emigrantë në arrati mbërrijnë në një ishull të Mesdheut. Javën e parë vijnë 100, por pas çdo jave numri i zbarkimeve rritet me 10%. Llogarit sa emigrantë zbresin në ishull në dy muaj”.

Është ky një problem matematikorë me të cilën u përballën disa nxënës francezë në manualet e tyre të shkollës.

Problemi ilustrohet edhe nga një fotografi e një anije të mbushur me njerëz, gra e fëmijë me ngjyrë.

Ky problem matematikor ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ku shumë njerëz e cilësuan si skandal, për shkak të përdorimit të dramës së emigrantëve nga ana e botuesit.

Shtëpia botuese “Nathan”, kërkoi ndjesë për situatën duke urdhëruar tërheqjen e teksteve. Libri do të zëvendësohet falas me një version të ri, pa faqen 34, ku trajtohet problemi i emigrantëve. /a.y/noa.al