Transmetuar më 19-09-2017, 22:38

Edhe pse janë të preokupuar me gjoksin dhe vithet, gjinia mashkullore kur bën dashuri kujdesin e drejton në pjesën krejtësisht tjetër të trupit.

Meshkujt gjatë seksit më së shpeshti ndjekin shprehjen e fytyrës së partneres së tyre, sepse ajo është treguesi më i mirë se a po aktron apo jo orgazmën, ka treguar hulumtimi më i ri i bërë në Berlin.

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar që 70% e meshkujve gjatë seksit partneren e tyre e shikojnë në sy.

Pra, shumica e meshkujve dëshirojnë të shikojnë partneren në mënyrë që të jenë të sigurt që po u pëlqen ajo që ndodh.

Gjithashtu, është konstatuar që shprehja e fytyrës gjatë orgazmës fare nuk është tërheqëse.

Për dallim nga filmat me pullë të kuqe, shumica e femrave në jetën reale skuqen në fytyrë, djersiten, muskujt e fytyrës u shtangohen, ndërkaq goja u hapet.

Veç kësaj, në ato momente dalin tinguj të pazakonshëm, të cilët ajo nuk mund t’i kontrollojë.

– Shprehja e fytyrës gjatë seksit është më së paku e rëndësishme, sepse këtu është fjala për afshin dhe kënaqësinë.

Është shumë seksi të dukeni sikur jeni totalisht jashtë kontrolli dhe që vërtet nuk çani kokën se si në atë moment dukeni – ka shpjeguar seksologia Tracey Cock.