Transmetuar më 19-09-2017, 21:44

Pozicioni i tij në televizion për sezonin e ri televiziv është diskutuar vazhdimisht përgjatë javëve të fundit.

Pak kohë më parë, mediat bënë të ditur se moderatori i famshëm Adi Krasta do të braktiste programin ‘E diell’ për të ndërtuar një format të ri në ‘Top Channel’, të ngjashëm me ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon dhe ‘Jimmy Kimmel Live’.

Por duket se as një gjë e tillë nuk do të realizohet pasi siç bën të ditur ‘citynews.al’, Krasta ka vendosur të largohet përfundmisht nga angazhimet në ‘Top Channel’.

Ky lajm vjen vetëm një vit pas rikthimit të tij të bujshëm në ‘Top Channel’ dhe ende nuk dien arsyet që e çuan Krastën drejt largimit.