Transmetuar më 19-09-2017, 15:58

Fotoja është një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur gjatë kujtimet tona, por duhet të kini kujdes. Jo në çdo vend ju mund të shkrepni pafund fotografi, siç bëjmë në të shumtën e kohës. Janë disa shtete që i kanë të përcaktuara qartë vendet që nuk duhet të fotografoni, ose përndryshe do përballeni me ligjin, por jo vetëm. Më poshtë po ju sjellim listën e vendeve që kanë disa rregulla për turistët: ”Këtu mos fotografoni”.  

Amsterdam, Holande

“Drita e kuqe”, lagje në Amsterdam ku qëndrojnë prostitutat. Në këtë pjesë të qytetit, pronarët e banesave urrejnë kur turistët marrin në foto prostitutat që qëndrojnë në dritare. Nëse ju shkoni në këtë vend dhe me vete mbani në aparat fotografik, e sigurt që dikush do ua marrë, prandaj më e mira është ta largoni. Në rastin më të keq, ju rrezikoni të rriheni. Nuk besojmë se doni t’ju ndodh kjo gjë teksa jeni me pushime.

Kore e Jugut

Në këtë vend, është e ndaluar të fotografosh gratë pa pëlqimin e tyre, madje edhe në vende publike. Mospërfillja për të respektuar këtë rregull konsiderohet si akt i agresionit seksual dhe dënohet me gjobë prej 8,800 dollarë dhe me burgim deri në 5 vjet.

SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, ligjet që lidhen me bërjen e fotografive nuk janë aq të rrepta sa në Korenë e Veriut. Megjithatë ju mund të hasni probleme nëse ju fotografoni pronën private të dikujt, shkruan class. Është gjithmonë e këshillueshme që së pari të merrni leje për të fotografuar nga pronari i pronës. Dhe, më e rëndësishmja, gjithmonë i kushtoni vëmendje shenjave ndaluese.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, bërja e fotografive në vende të ndaluara mund të rezultojë në 1 deri në 3 muaj burgim dhe një gjobë prej 1,361 $. Në shumë vende, është e ndaluar të përdoren kamerat për shkak të supersticioneve lokale. Gjithashtu, nuk mund të fotografoni ndërtesa qeveritare, ura të caktuara dhe pallate të sheikëve. Ndalimi i marrjes në fotografi i pallateve të sheikëve është shkruar në legjislacionin e vendit.

Koreja e Veriut

Nëse dëshironi të vizitoni këtë vend, jini të përgatitur për kufizime të rrepta në lëvizje dhe sjellje. Në Korenë e Veriut nuk ju lejohet të largoheni nga hoteli pa një udhëzues, as nuk mund të fotografoni pa lejen e tij asnjë vend. Nëse nuk i bindeni, do të gjeni veten përballë një gjobë ose diçka edhe më të keqe

Japoni

Në Japoni, është e ndaluar të fotografosh disa tempuj dhe statuja. Me sa duket, marrja e tyre në fotografi mund të fyejë shpirtrat. Disa prej tyre nuk duhet të fotografohen fare, ndërsa të tjerët mund të fotografohen gjatë periudhave të caktuara të vitit. /b.l/noa.al/