Transmetuar më 19-09-2017, 14:10

Jo vetëm shije, veti antioksiduese dhe aftësi për të përmirësuar aparatin tretës, por dardhët janë në gjendje edhe që të na ndihmojnë të mos shëndoshemi.

Një studim amerikan i Louisiana State University, i shtrirë në nëntë vite në një kampion prej 24 mijë personash mbi 19 vjeç, i publikuar në revistën shkencore “Journal of Nutrition & Food Sciences”, nxjerr vetitë e këtij fruti.

Studiuesit monitoruan një grup bashkëmoshatarësh dhe sjelljet e tyre jo vetëm ato ushqimore.

Pavarësisht nga kaloritë e konsumuara dhe aktiviteti fizik i kryer, rezultoi qartë se personat që konsumonin një kokërr dardhë në ditë, rezultonin më të dobët, në raport me ata që nuk e konsumonin këtë frut.

Dardha gjithashtu është e mbushur me ushqyes ushqimorë që nxitin një shkëlqim të shëndetshëm të fytyrës, pasi përmbajnë bakër, kalium, hekur, zink, magnez, vitamina C, E, B, K. /a.y/noa.al