Transmetuar më 19-09-2017, 12:35

Në përfundim të dasmës aq shumë të përfolur, kur tashmë kanë kaluar disa ditë, dhe pasi la që të gjithë vëmendjen ta merrnin ata, Marina dhe Getoari, Florija nëna e reperit ka shkruar disa rreshta falenderimi.

E lumtur si çdo nënë do ishte, pasi ka falenderuar të gjithë të ftuarit, Florija nuk ka nguruar të shkruajë edhe disa fjalë për nusen e re, Marinën.

“Ndjenjë e pa harrueshme po ashtu e papërshkruar e shtunë 10 shtator i Falenderohem Zotit që kam dy djemtë që më plotësojnë dhe më vlerësojnë, kam një nuse Marina Vjollca që më plotëson vajzën që nuk e kisha deri sot.

 Falenderit  të gjithëve që morën pjesë në ahengun tonë familjar. I pa harruar Getoari”, shkruan  Florije Selimi.

Sigurisht përpara fjalëve të tilla, bukuroshja Marina nuk mund të rrinte e heshtur. E prekur nga këto fjalë zemre, Marina shkruan: “Oooo çfarë dedikimi të dua shumë”.

Shpesh kemi dëgjuar që nënat bëhen xheloze për nusen e tyre, pasi mendojnë se dashuria e djalit të tyre tashmë do ndahet në dy pjesë, por ky nuk është rasti i saj.