Transmetuar më 19-09-2017, 12:18

Të shumtë janë njerëzit që gërhasin në gjumë. Por kjo është vërtetë shqetësuese.

E para për vetë atë që gërhet, por edhe për familjarët, të cilët janë të detyruar të bëjnë një gjumë jo të qetë.

Një nga këshilltarët më të mëdhenj të veshit, hundës dhe fytit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se shumica dërrmuese e rasteve gërhitëse mund të zgjidhet me shpejtësi dhe pa shpenzime.

Mbi të gjitha duke shpenzuar vetëm pesë minuta në ditë duke bërë disa stërvitje të thjeshta të fytit. 

Thjeshtë bëjini masazh të lehtë fytit tuaj në pjesën e bajameve, pasi pikërisht aty qëndron problemi i mos depërtimit të ajrit.

Sipas Daily Mail, kjo metodë ka funksionuar në të shumtën e rasteve tek personat që kanë probleme me frymëmarrjen si pasojë e gërhitjes. /k.k/noa.al/