Transmetuar më 19-09-2017, 12:15

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagon ndaj aksionit të policisë për prishjen e ndërtesave në zonën e Shkozës në Tiranë.

“Krim dhe barbari në Shkozë! 153 familje nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre në mes të katër rrugëve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronësim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!”, shkruan Basha në Facebook.

Në vijim shton, se duke dënuar me ashpërsi këtë krim çnjerëzor, ju bëj thirrje forcave të rendit të ndalin menjëherë keqtrajtimin e bashkëqytetarëve të tyre që po mbrojnë strehën familjare.

Ai bën thirrje që të ndalë prishja e shtëpive pa siguruar asnjë perspektive strehimi për 153 familje.

“Të shqyrtohet rikthimi të projektit fillestar i rehabilitimit të Lanës i cili parashikonte prishje minimale përkundër shpronësimit me vlerë tregu. Ndal barbarisë, dhe verberisë ndaj fateve të njerëzve”, përmbyll qëndrimin e saj Basha.​ /a.y/noa.al