Transmetuar më 19-09-2017, 10:29

Një nënë 17-vjeçare braktisi fëmijën e saj 9 muajsh për të shkuar me pushime, ndërsa vogëlushi gjeti vdekjen. Ajo e la djalin vetëm për një javë në shtëpi, në mënyrë që të shkonte me miqtë e saj në pushime.

Tashmë ajo duhet të vuajë 10 vite burg për e shpallur fajtore për vrasje, pas braktisjes së djalit të saj, ndërsa dënimi u dha këtë të hënë.

Vajza nga Rostov, në Rusi, jetonte me të shoqin dhe djalin, shkruan ‘The Sun’. Kur bashkëshorti u nis për shërbim ushtarak, ajo duhet të kujdesej vetë për çdo gjë, por duke qenë adoleshente, nuk u shpëtonte dot tundimeve të moshës.

Kështu kur shokët e saj e ftuan për pushime, Viktoria Kuznetsova nuk u mendua dy herë, por e la djalin vetëm, duke shkuar për pushime.

Gjatë asaj jave, 17-vjeçare e përditësonte rregullisht profilin e saj në Facebook, duke thënë se djalin e kishte lënë tek një e afërmja e saj.

Por pas disa ditësh, ndërsa fqinjët nuk po dëgjonin më zhurmë nga banesa, nisën të shqetësohen, duke gjetur trupin e pajetë të foshnjës.

Pas kësaj 17-vjeçarja pranoi se e kishte braktisur fëmijën, pasi ishte e lodhur së kujdesuri për të. /a.y/noa.al