Transmetuar më 19-09-2017, 10:20

Aktualiteti politik, dhe situata post zgjedhore ishin në qendër të diskutimeve që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knuk Fleckenstein.

Zyra e shtypit e PD-së, njofton se Basha ka shprehur disa prej kauzave më jetike për vendin, siç janë dekriminalizimi, lufta kundër drogës, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Z.Basha vuri në dukje faktin se tashmë janë edhe shtetet anëtare te BE, institucionet e BE, por edhe Europoli, që po evidentojnë me forcë problemin e kultivimit dhe trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe rritjen e krimit të organizuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne vende te BE, thuhet në njoftimin e PD-së.

Duke u ndalur te reforma zgjedhore, Basha ka thënë se ky proces është hapi i parë për adresimin e disa prej këtyre problemeve, në veçanti përmes votimit dhe numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve. Këto ndryshime janë thelbësore për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe minimizimin e fenomenit të shitblerjes së votes, është shërehur lideri i demokratëve.

Basha ka folur edhe për një reformë në sistemin politik, kjo për për të kufizuar dhe kontrolluar pushtetin, duke nisur me një parlament që nuk është thjesht vegël e qeverise, por mbikeqyrës dhe kontrollues i saj. /k.k/noa.al/