Transmetuar më 19-09-2017, 08:10

Aktori i humorit Besart Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, vijojnë muajin e tyre të mjaltit.

Pasi qëndruan për disa ditë në Maldive në një resort sa luksoz edhe përrallor, ata kanë zgjedhur një tjetër destinacion për të vijuar ditët e tyre magjike.

Bëhet fjalë për Dubain dhe konkretisht për një tjetër resort të falshëm në të gjithë botën, siç është “Fairmont the Palm”.

Mësohet se çifti do të qëndrojë aty në ditët në vazhdim dhe pritet të rikthehen para datës 23 shtator, duke qenë se Xhensila rinis aktivitetin e saj me koncerte.

Çifti gjatë gjithë kohës ka ndarë momente me ndjekësit në rrjetet sociale.

Kështu ka bërë edhe Besi i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me dorën në qafën e Xhensilës teksa shihen në sy. “Paqja e shpitit”, ka shkruar Besi si diçiturë të fotos. /a.y/noa.al