Transmetuar më 19-09-2017, 07:43

Uragani Maria i cili po kërcënon seriozisht ishujt karaibe, të goditura më herët nga uragani Irma, ka shtuar fuqinë e tij duke shkuar në kategorinë 5.

Sipas qendrës kombëtare amerikane për uraganet fuqia e tij është shkatërruese.

Uragani Maria po ndjek të njëjtën rrugë si uragani Irma dhe pasojat pritet të jenë të rënda.

Aktualisht Maria, pasi goditi Republikën Domenikane me erëra të fuqishme 260 kilometër në orë, po drejtohet drejt Guadalupa.

Autoritetet kanë apeluar banorët për kujdes, si dhe kanë nisur thirrjet për evakuim. /a.y/noa.al