Transmetuar më 18-09-2017, 16:59

Ky është horoskopi për ditën e martë, 19 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe komunikimin në çift. Më në fund do i zgjidhni disa probleme të vogla që keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate. Beqarët do jenë të turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen, Në planin financiar priten përmirësime të ndjeshme.

Demi 

Nuk do e toleroni aspak atë që keni në krah sot dhe debatet me njeri tjetrin do jenë shumë të mëdha. Ata që kanë kohë që janë futur në një vorbull mosmarrëveshjesh mund të marrin edhe vendime për një ndarje të mundshme. Beqarët do tërhiqen nga persona të cilët janë të angazhuar. Kujdes mos bëni ndonjë gabim. Financat do jenë shumë të mira.

Binjakët

Çdo gjë do jetë rutinë në jetën tuaj në çift dhe nuk do përjetoni asnjë emocion të veçantë nga çfarë keni përjetuar deri më sot. Beqarët do kenë një takim vendimtar që në orët e para të mëngjesit. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Në planin financiar duhet të kërkoni me çdo mënyrë strategjinë e duhur për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja

Duke filluar që sot lidhja do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një të ardhme afatgjatë së bashku. Partneri/ja do i mbajë edhe disa premtime që kishte bërë prej kohësh. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë sepse do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Financat do përmirësohen falë kontratave të mira që do nënshkruani. 

Luani

Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do keni as keqkuptimin më të vogël. Beqarët do jenë gjithë kohës të dëshpëruar sepse jo vetëm që nuk do gjejnë dashurinë, por dhe miqtë nuk do iu qëndrojnë afër. Financat nuk do jenë aspak problematike nuk keni për çfarë të shqetësoheni. 

Virgjëresha

Turbullirat më në fund do mbarojnë në jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Do jeni më të qetë edhe për të marre disa vendime. Beqarët nuk do mendojnë për të krijuar një lidhje, por për ta do ketë surpriza sidomos gjatë ndonjë feste. Financat do i menaxhoni me shumë maturi, prandaj nuk do keni probleme. 

Peshorja

Pasioni në çift do jetë edhe më i zjarrtë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re në krahët e atij që dashuroni. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme dhe do iu jepet mundësia të zgjedhin personin që iu përshtatet më tepër. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që duhen shmangur shpenzimet.

 Akrepi

Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të shumta me partnerin/en dhe nuk do i pranoni ato që ai do iu thotë. Beqarët duhet të bëjnë ende shumë durim sepse as sot nuk është dita e duhur për të gjetur dashurinë. Financat do jenë të mira, por po u tunduat të kryeni shpenzime të mëdha mund të keni tronditje. 

Shigjetari

Venusi do i bëjë ata që janë në një lidhje më sharmantë dhe më shprehës. Do e mbani gjithë kohës pas vete partnerin/en dhe ai do ndihet më së miri që iu ka në krah. Beqarët nuk do kenë shumë fat për të filluar një lidhje serioze kështu që do bëjnë mirë të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhe do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Beqarët do kenë mundësi të nisin aventura të këndshme dhe do ndihen shumë mirë. Duhet të prisni edhe pak për të filluar një lidhje serioze dhe afatgjatë. Në planin financiar askush nuk mund t’iu ndalë të kryeni shpenzimet, vetëm bëni kujdes. 

Ujori

Konfigurimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për ata që janë në një lidhje. Do debatoni herë pas here me atë që keni në krah dhe nuk do jeni aspak në humor. Edhe beqarët do e kenë shumë të vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm prandaj do duhet të presin ende. Në planin financiar do jetë ditë e mbushur me fat, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të dëshironi. 

Peshqit

Ata që janë në një lidhje do jetojnë të lumtur gjatë kësaj dite pranë atij që duan. Mbrëmja do jetë edhe më romantike dhe emocionuese. Beqarët do kenë më shumë fat sesa mendonin dhe do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi, p e tepruar me shpenzimet. /b.l/noa.al/