Transmetuar më 18-09-2017, 16:44

Pjesa më e madhe e territorit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

Pasditja largon gradualisht vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat lindore – verilindore.

Në mesnatë do të ketë fuqizim të vranësirave fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie prej 2 – 3°C në të dy ekstremumet ditore.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Fuqizohen vranësirat dhe shirat në zonën e Alpeve duke përfshirë Veriun e Italisë dhe Ballkanin Verior. Po ashtu, Europa Verilindore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Ndërsa Europa Perëndimore dhe Lindore si edhe ekstremet në Jugperëndim dhe Juglindje të kontinentit do vijojnë në kushtet e motit kryesisht të kthjellët. /b.l/noa.al/