Transmetuar më 18-09-2017, 13:19

Udhëtimet me avion mund të bëhen të mërzitshme dhe shpesh është e pamundur që të hiqet dorë nga gjumi gjatë fluturimit.

Por ka disa faza, kur nuk këshillohet të flihet: bëhet fjalë për fazën e ngritjes dhe të uljes, momente gjatë të cilave mund të pësohen dëme në shtyllën kurrizore dhe në veshë.

Është ky alarmi i dhënë nga sajti i informacioneve mjekësore “Medline Plus”, ku flitet për dëme serioze kryesisht në vesh.

Po ashtu mund të shkaktohet dhe gjakderdhje nga veshët, por edhe probleme në dëgjim.

Siç shpjegon doktoresha Angela Chalmers, për Daily Express, “presioni i ajrit në vesh ndryshon në bazë të lartësisë. Në fazën e ngritjes dhe uljes, veshët janë më të ndjeshëm”.

Kështu që këshillohet të përtypet çamçakëz gjatë kësaj faze, në mënyrë që të mbrohen sa më shumë. /a.y/noa.al