Transmetuar më 18-09-2017, 12:29

Një vajzë e re e lodhur nga jeta që bënte dhe nga pagesa që merrte për punën, vendosi që të ndryshojë stil jete.

Victoria Yuki, e njohur si Yukiko, është një vajzë 23-vjeçare italiane e cila ka lindur dhe është rritur në Asti të Italisë.

Ajo shkoi në Japoni për provuar fatin dhe u kthye pas dy vitesh me titullin e aktores së filmave për të rritur dhe eskort.

“Unë nuk do rri të vegjetoj gjithë ditën në një call center për 600 euro në muaj. Më mirë eskort dhe aktore e filmave për të rritur”, tha e reja në një intervistë për ‘Libero’.

Pas suksesit në Japoni, ajo u kthye në Torino dhe vendosi që të tregojë zgjedhjen e saj në jetë.

“E imja është dhunti. Qysh kur isha 13 vjeçe e kuptova që do bëja këtë lloj profesioni. Ndërsa shoqet e mia koleksionin figura me kartona të animuar, unë mblidhja fotografi të aktorëve të filmave me pullë të kuqe në Japoni”, thotë ajo.

Qysh kur ishte 18 vjeçe, Victoria e nisi karrierën e saj me video-chat.

“Herën e parë nuk përjetova siklet apo ndjenjë faji. E përjetova si diçka krejt natyrale”, tha ajo, shkruan noa.al.

Për Yuki, e cila fiton 300-500 euro për një takim një orësh dhe së paku 150 euro për një skenë të filmave për të rritur zgjedhja e saj është “një hakmarrje ndaj botës në të cilën puna është shfrytëzim”.

Megjithatë në punën e saj ajo ka vendosur disa limite, pasi nuk praktikon seks anal dhe nuk kryen marrëdhënie pa prezervativ. /a.y/noa.al