Transmetuar më 18-09-2017, 10:44

Publikohen detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të një nate më parë, ku një vogëlushe 1-vjeçare, nga Shqipëria, u masakrua për vdekje nga dy qen pitbullë, në Itali.

Mësohet se e vogla jetonte tek gjyshërit, me nënën e saj, ndërsa i ati, me origjinë shqiptare ndodhet në Itali, për shkak të mbylljes së punës në Itali.

Sipas “Tgcom” në momentin kur ndodhi ngjarja, 1-vjeçarja ishte në shtëpi bashkë me gjyshen dhe gjyshin.

Ajo kishte dalë në oborr për të luajtur, ku u sulmua nga dy qentë që gjyshi i mbate në shtëpi.

Sapo pa atë që po ndodhte, gjyshi vrapoi për të shpëtuar të voglën, por përpjekja rezultoi e dështuar, madje i moshuari u plagos edhe vetë.

Vajza ndërroi jetë menjëherë pas plagëve të shumta që mori në kokë.

Ndërkohë, nëna e –vjeçares, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ndodhet në spital. /k.k/noa.al/