Transmetuar më 18-09-2017, 08:26

Katër turiste amerikane kanë rënë viktima të një sulmi me acid në një stacion treni në Marsejë të Francës. Si e dyshuar për ngjarjen u arrestua një grua.

Turistet e dëmtuara janë katër vajza me moshë 20 dhe 21 vjeçe, të cilat ishin drejtuar për në Paris.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:00 të së dielës, në stacionin e Saint-Charles, në Marsejë.

Vajzat u sulmuan me acid klorhidrik, dy prej tyre u shtruan në spital me dëmtime në fytyrë, ndërkohë dy të tjerat pavarësisht gjendjes së shokut, nuk pësuan dëmtime.

E dyshuara për ngjarjen, sipas policisë, është një grua me probleme mendore 41 vjeçe, ndërsa pas këtij veprimi nuk u largua nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al