Transmetuar më 17-09-2017, 20:36

Orgazma femërore është mister i përhershëm dhe objekt interesimi, ndërkaq meshkujve kjo gjë u është bërë moment shumë interesant, sepse ëndërr e çdo mashkulli është që partneren e vet ta kënaqë deri në maksimum.

Kur mësoni se çfarë ju eksiton, partneri juaj mund t’ju stimulojë edhe më shumë dhe t’ju bëjë të përjetoni kënaqësinë maksimale.

1. Kujdesen për pikën K (klitorn)

Për shumicën e femrave është i nevojshëm stimulimi i kësaj pike, në mënyrë që të arrijnë kënaqësinë kulmore. Në të vërtetë, një numër shumë i vogël i femrave përjeton orgazëm vetëm me stimulimin e pikës G dhe me penetrim.

2. Nuk nguten me paralojën

Paraloja është e mirë, sepse arrin nivelin e eksitimit, ndihmon në relaksimin e plotë dhe përvojën seksuale e çon deri në maksimum. Dhe derisa të mos ketë rregulla të sakta, rreth 20 minuta paralojë disa femrave u sigurojnë që çdoherë të arrijnë orgazmën. 

Ngritja graduale e eksitimit, puthjet, përkëdheljet, të gjitha këto çojnë në përvojë të shkëlqyeshme seksuale me përfundimin i cili e rrumbullakon shkronjën O.

3. Flasin çka dëshirojnë

Komunikojnë me partnerët e vet dhe i zbulojnë atë që dëshirojnë dhe atë çfarë nuk u pëlqen. I orientojnë, kërkojnë nga ata t’ua zbulojnë se çfarë i eksiton më së shumti.

4. Nuk janë nën presion

Nuk ngarkohen me përfundimin e madh dhe nuk janë nën presion që patjetër duhet të përjetojnë orgazmën. Pikërisht për shkak të këtij relaksimi dhe kënaqësisë seksuale arrijnë deri në shpërthim të orgazmës.