Transmetuar më 17-09-2017, 18:32

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një paletër në Gjermani, ku një i ri përfundoi në spital pasi penisi i ngeci në një prej disqeve të shtangës.

E gjithë skena mori përmasa të mëdha sa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të zgjidhur gjithçka.

Zjarrfikësit morën një lajmërim të premten nga spitali për të liruar një burrë që e kishte mbërthyer penisin e tij në një vrimë në qendër të një paneli peshëngritës, shkruan “Mirror”.

“Mbase, ai po kryente një trajtim të pazakontë për forcën, por ajo që dihet më së miri është se burri nuk qe në gjendje të hiqte diskun prej 2.5 kg”, thanë përgjegjësit e palestrës.

Përveç dhimbjes që ndjeu duke marrë me vete në spital metalin e rëndë rreth penisit të tij, ai më pas duhet të duronte edhe zjarrfikësit që u përpoqën për tre orë për të liruar pajisjen, duke e prerë atë.

Skuadra në Ëorms, Gjermani, postoi një fotot të diskut të peshës së thyer në faqen e tyre në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim njerëzve që të mos përpiqen të kopjojnë lëvizje të tilla.