Transmetuar më 17-09-2017, 16:42

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në një nga rrugët e Gostivarit.

Siç raporton policia, gruaja është gjetur nga një kalimtar i rastit në një cep të rrugës “Ivo Lola Ribar”.

Në vendngjarje ka shkuar prokurori publik, dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Informacionet e para për rastin janë se vdekja ka ndodhur për shkak të dhunës.

Ndërkaq nuk dihet identiteti i të ndjerës.

Informacione më të sakta priten pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik./a.k/noa.al/