Transmetuar më 17-09-2017, 09:53

Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të ndjekura në botë. E bën të ndjekur edhe dëshira e njerëzve për të ndarë çdo moment të jetës me të tjerët nëpërmjet postimeve të shumta duke i bërë ata edhe më të fiksuar pas dukjes. Megjithatë, janë disa sjellje që bëhen të bezdisshme për personin tjetër që ju ndjek duke e humbur interesin për të mësuar të rejat tuaja në vazhdim. Ja disa prej tyre:

Të fotografoni çdo gjë që konsumoni

Kjo është një tendencë shumë e përhapur më shumë tek të rinjtë të cilët sa herë kosumojnë diçka, më parë e fotografojnë atë për ta hedhur në Instagram. Kjo mund të jetë vërtetë bezdisëse për të tjerët.

Të ndërroni veshjen disa herë gjatë ditës

Aq më tepër kur kjo bëhet pa arsye, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram! A nuk do të ishte më mirë të hapnit një dyqan rrobash dhe t’i reklamonit aty?

Të postoni gjithçka ndodh në çift

Nëse postoni ndonjë foto në përvjetor apo një festë me partnerin, është diçka normale. Madje edhe ndonjë foto në përditshmëri. Por të postoni në Instagram foto thuajse çdo ditë me partnerin, të fejuarin apo bashkëshortin, atëherë dijeni se e keni tepruar në sytë e të tjerëve. 

Të bëni 15 selfie çdo ditë

Selfie është kthyer në  “drogën” e shumë personave të cilët bëhen të varur prej saj. Të fotografosh veten shumë herë gjatë ditës dhe t’i postosh menjëherë në Instagram, nuk është normale. /b.l/noa.al/