Transmetuar më 16-09-2017, 22:06

Arrestohet një 24-vjeçar i rrezikshëm.

Afraz Ahmad u prangos në Paris, pas nje operacioni te perbashket nga policia franceze dhe ajo italiane.

Ai kërkohej për një sërë grabitjesh në Romë, Firenze e Napoli.

Ndaj tij rezulton edhe një dënim nga gjykata britanike e Mancesterit për grabitje.

Ai kishte gjetur një mënyrë të veçantë për të fituar para. Grabiste prostitutat e luksit, ose të njohura ndryshe si eskorta.

Ai i kërkonte prostitutat duke u prezantuar si milioner dhe më pas i dhunonte duke i grabitur të gjitha ç’ka ato kishin me vete.

Denoncimi i fundit u bë nga një prostitutë rumune në Romë në 17 janar të vitit të kaluar.

Denoncime të ngjashme ishin ngritur edhe në disa qytete të tjera evropiane.