Transmetuar më 16-09-2017, 16:59

Gjendet një person i pajetë në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Viktima, u gjet gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00 në rrugën Gjon Sereçi në Prishtinë.

Mediat kosovare, të cilat citojnë burime policore, shkruajnë se viktima i përket moshës 16-vjeçare.

Trupi i pajetë i A.Z., është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore per obduksion.

Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje e rëndë”./a.k/noa.al/