Transmetuar më 16-09-2017, 12:43

Një gjobë u bë shkak që ajo të gjejë dashurinë. Në vitin 2015, në Bretagna, në verilindje të Francës, agjentët e komisariatit të policisë së Morlaix gjobitën dhe i hoqën patentën një vajze, pasi rezultoi pozitive në testin e alkoolit.

Por as që nuk e kishin menduar se do merrnin një kartolinë prej saj dhe aq më tepër falënderuese.

Por ja që kështu ndodhi, pasi prej atij ndëshkimi, u detyrua të ndajë taksitë me persona të tjerë, dhe në një nga këto udhëtime gjeti dashurinë e jetës së saj.

Kështu donte të falënderonte Kupidot e vërtetë: policët.

Në kartolinë shkruhet se si vajza njohu djalin me të cilinë është martuar dhe ka krijuar familje, raporton noa.al.

“Kontroll pozitiv për alkool në vitin 2015, ndarje makinash, takim, dy vite më vonë pushime familjare në Milano të Italisë. Faleminderit nga ana e të dyve”, shkruhej në kartolinë. /a.y/noa.al