Transmetuar më 16-09-2017, 10:03

Vret tre fëmijët e tyre gjatë një sherri me të shoqen. 33-vjeçari Robert Hodges, vrau tre fëmijët e tyre në West Sacramento, në California, të SHBA, përfshirë edhe djalin vetëm 9 muajsh.

Burri në mes të një debati me të shoqin, në gjaknxehtësi e sipër vrau tre fëmijët e tyre të pafajshëm.

Policia u lajmërua nga fqinjët, të shqetësuar nga zhurmat dhe të bërtiturat që vinin nga banesa pasditen e së enjtes.

Sipas fqinjëve, Hodges ishte një familje e qetë dhe asnjëherë nuk e kishin menduar se do përfshihej në një ngjarje të tillë.

Burri vrau djalin 11 vjeç, vajzën 9 vjeçe dhe djalin më të vogël vetëm, 9 muajsh.

Nuk dihen shkaqet e sherrit, por çifti sipas të gjithë të njohurve të tyre, ishin martuar para 12 vitesh dhe dukeshin të lumtur.

Burri u largua menjëherë pas krimit por u arrestua pak më vonë nga policia. /a.y/noa.al