Transmetuar më 15-09-2017, 21:56

Sipas National Sleep Foundation, është fakt që, shumë gra vuajnë nga pagjumësia gjatë shtatzënisë. Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të çojnë në pagjumësi.

Gratë shtatzëna mund të ketë probleme me gjumin për shkak të urthit.

Por, ka disa mënyra se si nënat të bëjnë një gjumë të rehatshëm:

1- Qetësoni nervat: Gratë që janë të shqetësuara në lidhje me lindjen e fëmijës duhet të bëjnë një dush relaksues, ose t’i kërkojnë bashkëshortit një masazh përpara gjumit. Po ashtu, flisni për shqetësimet tuaja dhe mbani një ditar. Shmangni televizorin apo kompjuterin për të mos ju mbajtur zgjuar.

2- Menaxhoni urthin: Një fëmijë në rritje mund të bëjë më shumë presion në stomak, duke stimuluar acid në ezofag. Sikleti i urthit mund t’iu mbajë zgjuar deri vonë, por strategjia në të ngrënë mund t’iu ndihmojë për ta menaxhuar këtë gjendje. Provoni të hani më pak, por më shpesh, në mënyrë që të shmangni marrjen e menjëhershme të ushqimit. Shmangni ushqimet pikante.

3- Shmangni përdorimin e tualetit gjatë natës: Lëngjet janë të domosdoshme gjatë shtatzënisë, por nëse keni problem, përdorini ato gjatë ditës dhe shmangini në orët para gjumit.

4- Qëndroni të rehatuar: Gjatë rritjes së barkut tuaj, bëhet edhe më e vështirë gjetja e një pozicioni të përshtatshëmë për të fjetur. Mos u shqetësoni. Provoni të gjeni pozicionet e duhura me ndihmën e një jastëku./a.k/noa.al