Transmetuar më 15-09-2017, 20:21

Mbrojtësi i Milanit Andrea Conti do të qendrojë gjatë larg fushës së blertë për shkak të një dëmtimi të rëndë ku ka këputur ligamentin e gjurit të majtë.

Andrea Conti do të mungojë për të paktën gjashtë muaj për shkak të dëmtimit.

Mëngjesin e së shtunës ai pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe më pas fazën e rikuperimit.

“Andrea Conti iu është nënshtruar testeve klinike dhe do të operohet ditën e nesërme. Koha e rikuperimit përllogaritet në 6 muaj”, thuhet në komunikatën zyrtare të Milanit.

Conti u transferua këtë sezon te Milani nga skuadra e Atalantas.

Ai u dëmtua në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në Ligën e Europës, ku Milani fitoi me rezultatin 5-1 përballë Austrisë së Vienës./a.k/noa.al/