Transmetuar më 15-09-2017, 19:47

Nga Mentor Kikia

Videoja që tregon një mësuese që i bashkohet lojës së nxënësve në klasë, në një shkollë në Tiranë, u shpërnda në të gjitha mediat e mundëshme online, shoqëruar nga titulli “VIDEO-SKANDAL”.

Përveç faktit të diskutueshëm që kjo lojë zhvillohej brenda në klasë, në ditën e parë të shkollës, nuk shikoj ndonjë “skandal” tjetër. Unë kam qenë edhe nxënës, edhe mësues.

Dhe kam luajtur lojëra të ndryshme, edhe me mësuesit e mi, edhe me nxënësit e mi.

Madje kemi luajtur edhe “Biz”, dhe ia ngjeshnim me shuplakë mësuesit sa të na hante krahu.

Kur kam qenë student, një ditë të bukur pranvere i thamë pedagoges se sot nuk po na bëhet mësim: Ne rregull- tha ajo- as mua. Dhe ia futëm një xhiro nga liqeni.

E hipëm nëpër pemë, më shumë zysha se ne, u hargalisëm e u kthyem në fakultet të relaksuar.

Normalisht qe kjo nuk u mperserit me. Kur isha mësues, një nxënësi që nuk me linte të bëja mësim, ia dhashë një shuplakë të mirë sa i bënë sytë xixa. N

dërsa një nxënës tjetër, me theu gishtin e këmbës ndërsa luanim futboll. Nxënësit po e bënin atë lojë në ditën e parë të shkollës, kur natyrisht spara bëhet mësim.

Mësuesja iu bashkua, dhe bëri shumë mirë dhe këtu nuk ka asnjë skandaloze. Skandali do të ishte nëse çdo orë mësimi zysha do të luante në vend që të shpjegonte mësimin. Ne jemi mësuar të publikojmë skandale kur mësuesit u bërtasin nxënësve apo i qëllojnë, sepse është dhunë ndaj nxënësve. Por një rast i tillë nuk mund të jetë skandal.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al