Transmetuar më 15-09-2017, 19:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur sot në autostradën e Nishit.

Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Kosovë.

Përveç dy viktimave, përkatësisht kryekomunari Gradimir Mikic dhe Sasha Aleksic, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Aksidenti u regjistrua pranë devijimit të Doljevac në autostradën Nish-Leskovac.

Mjeti, siç shkruajnë mediat serbe, doli nga rruga dhe u përmbys. Shkaqet e aksidentit tani për tani janë të panjohura.

Dy të plagosurit rëndë janë një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar për në Qendrën Klinike të Nishit. /k.k/noa.al/