Transmetuar më 15-09-2017, 17:22

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane, Gjeneral Claudio Graziano.

Gjatë fjalës së tij Meta i vlerësoi marrëdhëniet me Italinë në fushën e mbrojtjes të një rëndësie madhore dhe bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura shumë të rëndësishëm, si në kuadër të NATO-s ashtu edhe në planin dypalësh.

“Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinjë që përballen me sfida dhe rreziqe të përbashkëta, cilat kërkojnë bashkëpunim dhe koordinim të suksesshëm mes Forcave të Armatosura”, nënvizoi Meta.

Presidenti Meta dhe Gjeneral Graziano ndanë pikëpamjen e njëjtë se ruajtja dhe garantimi i kufijve detarë e ajrorë dhe përballimi me sukses i emigracionit, trafikut të paligjshëm dhe terrorizmit mbeten përparësi për sigurinë e Shqipërisë, Italisë dhe të rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen Gjeneralit Graziano për ndihmën e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Forcave tona të Armatosura në ngritjen e tyre profesional dhe mbështetjen në  procesin e rritjes së kapaciteteve logjistike dhe përvojës në misionet e tyre jashtë. /b.l/noa.al/