Transmetuar më 15-09-2017, 16:41

Peza nesër feston 75 vjetorin e Konferencës që do të organizonte të gjitha forcat në luftë kundër pushtuesve fashistë.

Ndaj në kuadër të 75 vjetorit të Konferencës së Pezës, Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi do të organizojë një sërë aktivitetesh, që nisin me takimin përkujtimor të kësaj ngjarje historike dhe për të vijuar më pas me një sërë aktivitetesh ku do ta gjejnë veten të gjitha moshat.  

Gjatë paradites do të ketë shfaqje cirku dhe do të tregohen përralla për fëmijë në natyrë, ndërsa do të organizohen lojëra të ndryshme si dhe do të çelet një ekspozitë fotografish të cilat evokojnë luftën patriotike të popullit shqiptar ndaj pushtuesit nazi-fashist. Festimet do të kulmojnë në orën 20:00 të mbrëmjes ku dhe do të mbahet një koncert festiv.  

Programi i aktiviteteve për ditën e nesërme:

Ora 09: 00 – Ceremonia përkujtimore te monumenti i Konferencës

Ora 11:00 – Nisin aktivitetet për fëmijë

Ora 11:30 – Hapet parku i lojërave për fëmijë dhe të rritur (Lojërat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës)

Ora 19:30 – Nis koncerti i mbrëmjes

20:00 – Peter Pan Quartet

21:30 – Olen Cesari

22:00 – Olen / Manarino

22:30 – Olen Cesari

23:00 – Dj Minimim

Koncerti vazhdon me muzikë deri në orët e para të mëngjesit.