Transmetuar më 15-09-2017, 10:44

E ëma e ndalon që të mbajë në shtëpi një këlysh qeni dhe ai e vret në gjumë.

Andreë Willson, 19 vjeç nga Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëlloi të ëmën Lisa, teksa ajo flinte, me një të shtënë arme në kokë.

Policia u lajmërua për krimin e ndodhur ende pa zbardhur e shtuna që lamë pas, nga vetë i riu pak pasi e vrau, por pa thënë se e kishte qëlluar ai.

Kur mbërritën në banesë, agjentët e gjetën trupin e gruas në mes të një pellgu gjaku, duke dyshuar tek djali, ndaj nisën që ta pyesnin.

I riu u dorëzua pas disa pyetjesh duke pranuar fajësinë dhe duke shpjeguar arsyen pse e bëri.

Andreë do të gjykohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. /a.y/noa.al