Transmetuar më 15-09-2017, 08:22

Koreja e Veriut lëshon sërish raketë, kësaj radhe drejt ishullit japonez të Hokkaido.

Në më pak se tre javë Koreja ka lëshuar dy raketa balistike drejt ishullit japonez.

Sipas ushtarakëve të Koresë së Jugut, kësaj radhe raketa ka qenë shumë më e fuqishme se ajo e fundit, duke u cilësuar si një raketë me fuqi ndërkombëtare.

Raketa e lëshuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, kapi një lartësi prej 770 kilometrash dhe përshkoi 3700 kilometra, duke u përplasur në Paqësor.

Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi se, “Duhet të jemi të bashkuar kundër kërcënimeve të Pyongyang. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të frenuar kërcënimet e Koresë së Veriut dhe t’i bëjë të kuptojë se nëse vazhdon në këtë rrugë, nuk do të ketë të ardhme”.

Pas lëshimit të raketës u mblodh me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara. /a.y/noa.al