Transmetuar më 14-09-2017, 19:18

Një i vdekur dhe një i plagosur, është ky bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Leçe të Italisë.

Mësohe se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë pas një shtetas italian të vdekur, ndërsa një shqiptar është plagosur rëndë.  

Sipas mediave italiane, ka humbur jetën një shtetas itlian, 88-vjecari Giovani Errico, ndërsa shqiptari i plagosur është 54-vjeçari me inicialet X.M.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ishte ora 14:30 e ditës së sotme kur Fiati, i drejtuar nga 54-vjeçari shqiptar, do të godiste automjetin e të moshuarit që po shkonte në Frigole.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti i të moshuarit ka përfunduar disa metra larg. /k.k/noa.al/