Transmetuar më 14-09-2017, 17:16

Prej disa orësh, dhjetëra banorë të zonës së Shkozës janë ulur këmbëkryq rrugë e protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.

Qytetarët kanë dolë në protestë tek "Ura e Shkozës" dhe nuk lejojnë mjetet të kalojnë duke krijuar trafik.

Ndërsa banorët duken të vendosur të mos lëvizin që aty pa marrë më parë sigurinë që do të dëmshpërblehen, protesta ka pasur herë pas here edhe përplasje mes tyre e forcave të policisë.

Në një video shfaqet momenti rrëqethës kur një djali të vogël jo më shumë se gjashtë vjeç, i shoqërojnë prindërit për në komisariat.

Një tufë policësh, burra e gra, janë aq të angazhuar për të futur me forcë në furgonin e policisë nënën e babanë e tij, sa nuk i dëgjojnë fjalët e tij, “Jooo, mos ma merrni babin”. /b.l/noa.al/