Transmetuar më 14-09-2017, 17:02

Shqipëria ka humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke mbajtur tani vendin e 66-të në klasifikimin botëror të FIFA-s.

Nga vendi i 63-të ku ndodheshin një muaj më parë, kuqezinjtë janë zhvendosur më poshtë në të 66-tin, edhe pse nuk kanë pësuar humbje në dy ndeshjet eliminatore me Lishtensteinin dhe Maqedoninë, që ishin edhe dy sfidat e para të Cristian Panuccit në krye të Shqipërisë.

Edhe kombëtarja Kosovare me dy humbje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kroacisë e më pas edhe Finlandës, e zbresin Kosovën në pozicionin e 184-të, që është njëherësh edhe pozicionimi më i dobët i përfaqësueses Kosovare që kur është pranuar në FIFA.

Befasia më e madhe është Kombëtarja Gjermane e cila i ka ‘rrëmbyer’ vendin Brazilit që pozicionohet e dyta.

Në vendin e tretë renditet Portugalia që ka fituar 3 pozicione, ndërsa Argjentina në të katërtin. Spanja ka rënë poshtë 10 Kombëtareve më të mira duke u pozicionuar në vendin e 11-të. /b.l/noa.al/