Transmetuar më 14-09-2017, 08:40

Së paku 25 persona, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj, humbën jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një shkollë fetare myslimane në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Zjarri ra gjatë orëve të para të mëngjesit së mërkurë, në një zyrë në ndërtesën tre katëshe, e cila shërbente si konvikt.

Viktimat janë 23 adoleshentë dhe dy të rritur. Trupat e të rinjve u gjetën pranë njeri tjetrit, ndërsa dyshohet se po tentonin të shpëtonin nga zjarri.

Policia po punon për të konfirmuar numrin e viktimave dhe për të kuptuar shkaqet e zjarrit.

Shkolla islamike, pak ditë më parë kishte kërkuar ndërhyrje në objekt, për të përmirësuar sigurinë e nxënësve. /a.y/noa.al