Transmetuar më 14-09-2017, 08:23

Njëqind persona mbetën të helmuar mbrëmjen e së dielës pasi morën pjesë në një banket dasme, në një restorant në Astigiano të Italisë.

Njëri nga të ftuarit, xhaxhai i dhëndrit, një burrë 70 vjeç, gjeti vdekjen natën mes të martës dhe të mërkurës.

Pritet kryerja e analizave, për të zbuluar nëse vdekja e tij ka lidhje me helmimin e ushqimit, nga i cili u prekën shumica e dasmorëve.

Viktima ndërroi jetë në spitalin San Giovanni Bosco të Torino. 18 dasmorë janë ende të shtruar në spitale të ndryshme, ndërsa dyshohet se helmimi është shkaktuar nga një pjatë me bazë peshkun.

“Do bëjmë denoncim, do ndjekim rrugën ligjore ndaj restorantit. Viktima ishte xhaxhai i tim shoqi”, tregon nusja e re Valentina, shkruan noa.al.

Policia e Astit në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë sekuestruar restorantin dhe disa nga pjatat e shërbyera. /a.y/noa.al