Transmetuar më 13-09-2017, 23:45
Publicitet

Real Madridi fitoi mbrëmjen e sotme në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve përballë APOEL, me rezultatin 3-0, ku dy nga golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi vendosi një tjetër rekord gjatë mbrëmjes së sotme.

Ronaldo është bërë futbollisti i cili ka shënuar më shumë penallti në historinë e Ligës së Kampioneve.

Me golin e shënuar nga pika e bardhë ndaj APOEL-it, Ronaldo numëron 12 gola në Ligën e Kampioneve, më shumë se asnjë tjetër.

Ai kaloi rivalin e tij, Lionel Messi, që ka shënuar 11 herë nga pika e bardhë për Barcelonën.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë aktual në historinë e Ligës së Kampioneve, me 107 gola./a.k/noa.al/