Transmetuar më 13-09-2017, 20:53

Një 31-vjeçar është plagosur për motive provësie. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Haxhias”.

Sipas policisë vendore, gjatë gjatë  një  konflikti  për  motive  të  dobëta pronësie, shtetasit S.P dhe E.P dyshohen  të kenë  goditur  me  thikë shtetasin P.T, 30 vjeç,  banues  në Elbasan.

I plagosuri është  dërguar  për  ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor  ndodhet  në  vendngjarje  dhe  po  kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Çështje e pronës vijojnë të jenë një pikë e ndjeshme për shoqërinë shqiptare, ku në këto 27 vjet shumë viktima dhe të plagosur janë regjistruar. /k.k/noa.al/