Transmetuar më 13-09-2017, 19:41

Policia e Rovenas, në Itali, ka ndaluar një të ri shqiptar, pas gjetjes në banesën e tij të një sasie prej 3 kg marijuanë.

Gjithçka ka nisur gjatë një operacioni për të kapur një grabitës, kur policia filloi të kontrollojë të gjithë shtëpitë në rrugën “Agro Pontino”.

Gjatë kontrolleve në banesë, njëra prej dhomave e lëshuar me qira, sipas deklarimeve ishte për një person që quhej Filippo dhe që njihej si “djalë i mirë”.

Sipas deklarimeve, ai punonte si kuzhinier në disa restorante në qytet. Në fakt, policët kuptuan se në dhomë kishte sasi marijuane për shkak të aromës kundërmuese.

Policia e ka pritur të riun 22-vjeçar, me inicialet V.D, derisa është kthyer në shtëpi. Me pretendimin se kishte disa doza hashashin për konsumim personal në xhep, 22 vjeçari është justifikuar më kot përpara agjentëve të policisë.

Nuk bëhej fjalë për porcione të vogla, por për 3 kg marijuanë të shpërndara në pjesë të ndryshme të shtëpisë, si poshtë një kolltuku apo në një valixhe.

Megjithatë, shqiptari realisht nuk kryente asnjë punë dhe ka deklaruar se jetonte me prindërit e tij në pension. Ai është dërguar në qeli në dispozicion të gjykatës. Shqiptari nuk kishte precedent të mëparshëm penal. /k.k/noa.al/