Transmetuar më 13-09-2017, 19:26

Zyra e shtypit e kryeministrisë ka shpërndarë për mediat pamjet e mbledhjes së parë të kabinetit qeverisës.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, vendimi i parë që u mor ishte shpallja e vitit 2018, si “Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut”. Në lidhje me këtë vendim është parashikuar edhe një kalendar aktivitetesh që do të mbahen.

Kjo nismë ka marrë pëlqimin edhe të Presidentit Ilir Meta, i cili pas betimit të qeverisë, tha se Skënderbeu simbolizon unitetin e shqitparëve.

Një tjetër vendim që doli nga mbledhja e kësaj pasditeje, ka të bëjë me dhënien e dy godinave për administratën që do të merret me procesin e vetting-ut.

Më konkretisht, qeveria ka vënë në dispozicion ambientet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe një pjesë të godinës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Qeveria miratoi edhe një ndihmë financiare për të prekurit nga uraganët “Irma” dhe “Harvey”, në Shtetet e Bashkuara. /k.k/noa.al/