Transmetuar më 13-09-2017, 18:35

Një person i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të një vajzë të mitur është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Gjatë ditës së sotme u bë arrestimi i Spanjoll Buzhani, 24 vjeç banues në Elbasan.

I riu rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Gjykata e Elbasanit e ka dënuar 24-vjeçarin në 8 korrik të vitit 2016 me 4 vjet e 8 muaj burg.

I riu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13- vjeçare. /a.y/noa.al