Transmetuar më 13-09-2017, 17:58

Pas dy ceremonive të bujshme martesore, aktori i humorit Besart Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj janë nisur për muaj mjalti.

Ndonëse rreth dhjetë ditë pas dasmës së tyre, ata kanë preferuar të zhvillojnë koncertet ku kanë qenë të ftuar, ndërsa më tej kanë zgjedhur të pushojnë.

Ka qenë Xhensila ajo që ka publikuar foto në Instagram duke zbuluar destinacionin e tyre.

Ata janë zyrtarisht me muaj mjalti dhe ndodhen në Maldive, në resorin luksoz “Four seasons”.

Në fotografi ata shihen në restorant duke trokitur gotat e verës. /a.y/noa.al