Transmetuar më 13-09-2017, 17:24

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si Stresi, duket se e ka zemrën plotë.

Ndërsa është përfolur shpesh për lidhje me vajza të ndryshme, duket se veç njëra i ka rrëmbyer zemrën.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet i përqafuar me një vajzë, për të cilën shkruan, “Kjo është dashuria ime dhe e vetme”.

Pak javë më parë Stresi publikoi këngën “Më fal”, të cilën ia dedikonte një vajze me të cilën ishte ndarë.

Nuk dihet nëse Stresi është bashkuar sërish dhe as kush është vajza në foto, pasi këngëtari shkruan vetëm se ajo është dashuria e tij e vetme, pa bërë me dije, nëse janë bashkë ende. /a.y/noa.al