Transmetuar më 13-09-2017, 16:44

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të dytë qeveritar të drejtuar prej tij, në orën 17.00 do të betohen te Presidenti Ilir Meta.

Por pas ceremonisë së betimit, kreu i qeverisë, do të zhvillojë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave.

Në këtë mbledhje vendimi i parë që do të merret, do të jetë  shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, si dhe do të ngrihet një komision i posaçëm.

Një tjetër vendim është për godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve, ku do të miratohet dhënia e dy godinave për strukturat e organit të Vettingut.

Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike.

Një tjetër vendim është edhe miratimi i një fondi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas goditjes nga uragani “Irma”.

Vendim tjetër është ai që ka të bëjë me certifikatat dhe lehtësimin e procedurave burokratike. /a.y/noa.al