Transmetuar më 13-09-2017, 16:20

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, ku një tren ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Rreth orës 15:10 të së mërkurës, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës-Vorë, tek nënkalimi hekurudhor, treni ka përplasur 52-vjeçarin F.H., banues në Sukth.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i aksidentuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë mashinisti i trenit u shoqërua në ambientet e komisariatit të policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese